Shërbimi urban në Vlorë, 50 punonjës kërkojnë pagën e luftës

50 punonjës të shërbimit urban në qytetin e Vlorës kanë protestuar gjatë kësaj së marte pranë zyrave të Prefekturës dhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, pasi prej dy muajsh e gjysmë janë të papunë dhe nuk kanë përfituar as pagën e luftës.

Punonjësit shprehen se firma që ka shëbimin urban ka ndaluar punën me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë që në datën 13 mars për shkak të pandemisë Covid-19.

Me gjithë kërkesat, punonjësit nuk kanë marrë asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me to. Ndërkohë që shërbimi urban është nga të paktat aktivitete që ende nuk është lejuar të rifillojë punën dhe nuk dihet se edhe sa kohë do të qëndrojë i mbyllur.