Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Trafikonte kokainë nga Spanja në Itali, arrestohet shqiptari

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 15:19 | Kronikë
Trafikonte kokainë nga Spanja në Itali, arrestohet shqiptari

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh, është arrestuar në Elbasan, qytetin e tij të lindjes.

Policia bëri të ditur se Ardjan Çekini, gjithashtu banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali”.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ku edhe do të gjykohet për veprat për të cilat akuzohet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani