Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tregu imobiliar, klientët tërheqin pronat nga rrjeti, “Airbnb” shkurton 25% të stafit

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 22:33 | Bota
Tregu imobiliar, klientët tërheqin pronat nga rrjeti,

Biznesi “Airbnb” është në ditët e tij më të vështira, për shkak të anulimit të rezervimeve në mbarë botën, shkaktuar nga izolimi prej koronavirusit dhe pasigurisë për të ardhmen, që ka sjellë kjo pandemi.

Pronarët, të cilët kanë shtëpitë e tyre të pushimit, të listuara në këtë rrjet, e kanë gjetur veten në një udhëkryq nëse duhet të vazhdojnë të mbajnë këto prona, t’i heqin nga rrjeti, t'i shesin apo qoftë të shesin një pjesë të mobiljeve të përdorura për aredim, për të paguar një pjesë të faturave.

“Amy Offield” dhe bashkëshorti, pronarë të një kabine pushimi në Galveston, Texas, thonë se tashmë e kanë nxjerrë në shitje pronën e tyre për shkak se gjithë rezervimet u anuluan dhe ajo dhe bashkëshorti patën shpenzime tejet të larta për blerjen dhe aredimin e kësaj shtëpize, shto faktin që i shoqi humbi vendin e punës dhe për momentin janë në krizë parash.

Ndërkohë, vetë kompania “Airbnb” bën me dije se po shkurton stafin në masën 25%. Përfaqësues të rrjetit të qirave, thonë se klientët e tyre po përballen më humbje të shumta si pasojë e anulimeve, ndërkohë që kostot e mirëmbajtjes apo kreditë e marra për blerjen e këtyre pronave, janë tejet të larta, dhe shumë prej tyre kanë vendosur t’i tërheqin këto prona nga listat e kompanisë. Por, ka edhe nga ata klientë të cilët po shtrëngojnë dhëmbët dhe po presin rikthimin në ditët e mira të tregut imobiliar.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë