Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Franca ndalon trajtimin e Covid-19 me ilaçin kundër malaries

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 14:27 | Bota
Franca ndalon trajtimin e Covid-19 me ilaçin kundër malaries

Franca ndalon përdorimin e idroksiklorokinës në trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Vendimi vjen pas opinionit negativ të Komitetit të Shëndetit Publik të Agjencisë Farmaceutike të Parisit, që ishte në përputhje me udhëzimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe revistës shkencore “The Lancet”.

Në qëndrimin thuajse të njëjtë të qeverisë franceze theksohej se medikamenti kundër malaries nuk ishte efikas dhe sillte rreziqe të reja për pacientët. Për këtë, është shfuqizuar dekreti që autorizonte përdorimin e këtij ilaçi për të kuruar të infektuarit me Covid-19.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani