Futbolli shqiptar zbret në fushë përpara “dritës jeshile”, ndeshje në “fshehtësi”

Në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë ka dhënë leje që skuadrat shqiptare të futbollit të rinisin stërvitjen në grup, por ende jo kampionati, për Skënderbeun dhe Dinamon ka sosur durimi.

Dy skuadrat kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në resortin “Tropical” në Durrës, aty ku stërvitet edhe kombëtarja.

Nuk dihet ende nëse ky takim miqësor do të ndikojë në vendimmarrjen për rinisjen e kampionatit, ndërsa Skënderbeu dhe Dinamo kanë zgjedhur t’i intensifikojnë përgatitjet, me shpresën që kampionati do të rinisë më 3 qershor. A2 ka siguruar pamje nga ky takim.

Po ashtu, mësohet se edhe Teuta ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Erzenin në Durrës, Luftëtari luajti me Këlcyrën, ndërsa Laçi ka planifikuar një ndeshje me Besëlidhjen.