KE, 750 miliardë euro për rimëkëmbjen. Italia, përfituesja kryesore nga fondi i paprecedentë

KE paketa 1100x620

Komisioni Europian propozon një paketë të paprecedentë stimulimi prej 750 miliardë eurosh, e përbërë kryesisht nga grante që nuk ka nevojë të rimbursohen për të tejkaluar recesionin më të thellë në historinë e BE.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të prezantojë detajet para europarlamentarëve gjatë pasdites, pasi Kolegji i Komisionerëve të aprovojë fondin e rimëkëmbjes.

Por, siç mësohet, ai përfshin një total prej 500 miliardë euro që do t’u shpërndahen shteteve më të goditura nga pandemia në formën e granteve dhe 250 miliardë euro të tjera shtesë, në formën e kredive të buta.

Burime të cituara nga mediat italiane thonë se Italia do të përfitojë shifrën më të lartë, gati 173 miliardë euro, 81 miliardë prej të cilave në formën e ndihmave.

Spanja pritet të sigurojë 140 miliardë, mes granteve dhe kredive të buta. 

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 117 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 68 të shëruar në 24 orët e fundit