Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kufizimi i lirive nga Kina, trazira në Hong Kong. Qindra të arrestuar

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 14:34 | Bota
Kufizimi i lirive nga Kina, trazira në Hong Kong. Qindra të arrestuar

Rikthehen trazirat në Hong Kong. Policia arrestoi atje rreth 300 persona dhe lëshoi sprej djegës për të shpërndarë protestuesit e shumtë.

Aktivistët pro demokracisë në Hong Kong kundërshtojnë ligjin e ri të Kinës për himnin kombëtar, pasi kush tregon mungesë respekti ndaj tij dënohet me gjobë mbi 5 000 dollarë dhe deri në 3 vite burg.

Zemërimi gjithnjë e në rritje i atribuohet dhe implementimit të ligjit për sigurinë kombëtare, për të cilin kundërshtarët theksojnë se do të kufizojë ndjeshëm liritë themelore.

Policia komentoi arrestimet e fundit duke thënë se veproi për të ndaluar grumbullimet e paautorizuara. Qeveria e Hong Kongut ka pranuar dy ligjet e Kinës dhe pretendon se nuk pakësojnë liritë e qytetarëve. Por, përpara se të hyjnë në fuqi, duhet të aprovohen nga Këshilli Legjislativ i territorit gjysmë autonom, ndërsa opozita dhe aktivistët pro demokracisë shprehen të palëkundur dhe se do të bëjnë gjithçka që munden për të ndaluar miratimin e tyre. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani