Nga Jennifer Lopez te Jennifer Aniston, portretet e yjeve dalin në shitje për të luftuar koronavirusin

Fotografi amerikan Mark Seliger ka nxjerrë në ankand portretet e disa personazheve të famshëm të muzikës dhe kinematografisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Në koleksionin e tij përfshihen yje si Jennifer Lopez, Jennifer Aniston, Brad Pitt, apo Tom Hanks, foto këto të realizuara gjatë karrierës së tij të gjatë ku ka punuar për revista të ndryshme si “Rolling Stone” dhe “Vanity Fair”. Ankandi do të mbahet nga 28 maji deri në 12 qershor, ndërsa paratë që do të mblidhen do të dhurohen për organizata të ndryshme.