Pak ditë më parë, teksa prezantoi lehtësimin e masave të pandemisë duke nisur nga data 1 qershor, kryeministri Rama u shpreh se nga data 1 qershor do të hapen plazhet vetëm për hotelet, ndërsa nga 10 qershori plazhet do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.
I ftuar në A2 Business Week, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shpreh sqaroi këtë vendim, duke u shprehur se hotelet kanë mundësi që të menaxhojnë një biznes të kontrolluar sa i përket kushteve të Covid-19.
“Ajo që kërkohet të kemi një situatë të menaxhuar të vijës bregdetare. Vija bregdetare është një pasuri kombëtare, më shumë sesa shtetërore. Ne na duhet që ta kemi këtë pasur më mirë të menaxhuar dhe në kuadër të problematikave që vijnë me pandeminë. Plazhi nuk mund të jetë një vend grumbullimi pa asnjë kriter, nuk mund të jetë një vend grumbullimi, ku njerëzit të jenë sikur Covid-19 nuk ekziston. Për këto arsye do të fillojë menaxhimi i plazheve në zonat, ku ne kemi plazhet e lejuara. Të parët do të jenë hotelet, të cilët kanë mundësi që të menaxhojnë një biznes të kontrolluar sa i përket kushteve të Covid-19. Hotelet e vijës së parë dhe të dytë do të bëjnë një menaxhim të plazheve dhe duke rritur hapësirat publike.
Për këto arsye dhe nevojës, për të pasur rregulla për të bërë stacionet e plazhit, është vendosur për të menaxhuar ndryshe plazhet, për t’ia dhënë këtë të drejtë hoteleve në zonat e zhvilluara bregdetare dhe aty ku s’ka hoteleve do t’u jepen restoranteve”, u shpreh ministri Blendi Klosi. (A2 Televizion)