Rama: Mjekët rrëzuan akuzat ndaj tyre në 30 vite

mjeket te sheruar 600x338

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria nuk u kap papërgatitur nga pandemia e koronavirusit, ndërsa vlerësoi edhe mjekët.

Rama theksoi se mjekët iu dhanë një përgjigje të gjithë atyre që i kanë akuzuar dhe sulmuar në 30 vite.

“Po përgatitemi të fuqizojmë strukturat nëse do të kemi një valë të re. Struktura e re në Tiranë-Durrës është ndërtuar dhe është gati dhe po pajiset me të gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët iu dhanë një përgjigje të gjithë atyre që i kanë akuzuar dhe sulmuar në 30 vite. Falë tyre, Shqipëria fitoi një qytetari të re në vendin fqinj të Italisë. Tashmë, shqiptarët nuk do të paragjykohen nga askush, por do të jenë krenar. Do të bëjmë çmos të përmbushim detyrimin njerëzor e qytetar për mjekët.

Më vjen mirë që kjo kohë që tronditi botën dhe ky armik që i mbylli të gjithë popujt e botës dhe i vuri drynin ekonomisë, nuk na gjeti me spitale pa ilaçe, pa sisteme ngrohje apo çarçafë e batanije, apo pa një banjë, nuk na gjeti pa mjete speciale mbrojtëse dhe as pa respiratorë aq të kërkuar nga të gjithë.

Ajo që mbetet e shënuar në historinë e kësaj kohe fatkeqësie njerëzore është rezultati bilanci, arritjet tona pozitive në betejën për jetë a vdekje”, u shpreh Rama.