Rama: Nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin

Edi Rama masat koronavirusi 1100x620

Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

“Të hënën, më 1 qershor, do të hapen kopshtet dhe çerdhet, do të hapim kufijtë tokësorë, do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin, por nuk do të lejojmë asnjë objekt privat përveç hoteleve. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra, kjo fundjavë do të jetë e fundit e ndalim-kalimit të kufirit përtej çdo zone të kuqe”, tha Rama.

Sa i përket transportit urban, Rama theksoi se ende nuk është marrë një vendim.