Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vaksina kundër tuberkulozit, Greqia: Mbron nga Covid-19, në qershor nis vaksinimi

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 12:55 | Ballkani
Vaksina kundër tuberkulozit, Greqia: Mbron nga Covid-19, në qershor

Në mungesë të një vaksine kundër Covid-19, Greqia ka vendosur të vaksinojë popullsinë kundër tuberkulozit, si një mënyrë për ta mbrojtur nga një valë e dytë e pandemisë së koronavirusit.

Ekspertë të shëndetësisë në spitalin e Attikon, të drejtuar nga profesori i infeksioneve patologjike Evangelos Giamarellos, rekomandojnë vaksinën historike të tuberkulozit, e cila përflitet gjithashtu si mbrojtëse e mundshme nga Covid-19.

Rekomandimi ka siguruar mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe fushata e vaksinimit do të nisë në 1 qershor. Programi është i hapur ndaj personave mbi moshën 50-vjeçare të cilët kanë sëmundje të zemrës, mushkërive apo kategori të tjera të rrezikuara.

Vaksinimi do të kryhet në 4 spitale të Athinës, por edhe ato të Selanikut, Patrës, Janinës, Korinthit etj. Vaksina BCG përdoret prej gati një shekulli për mbrojtjen nga tuberkulozi, një sëmundje bakteriale qe prek mushkëritë. Është një stimulues i fuqishëm i sistemit imunitar, përdoret për të trajtuar disa forma të kancerit dhe ul mundësinë e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë