Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident në zonën e ish-Bllokut, përplasen dy automjete

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 22:52 | Kronikë
Aksident në zonën e ish-Bllokut, përplasen dy automjete

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:15, në rrugën "Perlat Rexhepi".  Mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, është përplasur me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani