Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arrestohet vlonjati, ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni të rumuneve

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 12:21 | Kronikë
Arrestohet vlonjati, ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Vlorës arrestoi një 36-vjeçar, i cili ishte dënuar në Akuila të Italisë me 9 vjet e 10 muaj burg për “shfrytëzim prostitucioni”, “trafik narkotikësh” dhe “vjedhje me dhunë”. Ergust Dumitru (Bubeqi) ishte kthyer në Vlorë, në qytetin e lindjes, pasi kishte mësuar për vendimin e dënimit të tij në Itali, ndërsa mbante mbiemrin e bashkëshortes së tij rumune, duke u arratisur nga Italia, fillimisht përmes Belgjikës.

Në vitin 2008 ai ishte arrestuar bashkë me 27 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga 60 persona, të cilët gjatë vitit 2007 kishin shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune dhe trafikonin sasi të mëdha droge.

Lajmin për arrestimin e tij e bëri të ditur fillimisht ditën e djeshme Policia e Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar, ku thekson se se do të ekstradohet drejt Italisë, mbështetur në Konventën Europiane të Ekstradimit.

Burime nga Policia e Shtetit thanë për A2 se operacioni u krye nga policia lokale e Vlorës dhe 36-vjeçari nuk shfaqi rezistencë gjatë aksionit.

Sakaq, mediat italiane kanë publikuar foton e Bubeqit dhe detaje të aktivitetit kriminal të tij në Itali, ndërsa theksojnë faktin se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani