Covid-19, Shtetet e Bashkuara kalojnë pragun e 100 mijë viktimave

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar zyrtarisht pragun e 100 mijë viktimave për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shifra dramatike, por që nuk pritet të ndalojnë deri në gusht, edhe pse kurba epidemiologjike është në rënie. SHBA është vendi me numrin më të madh të rasteve me COVID-19,  me më shumë se 1 milion e 400 mijë të prekur, si dhe ka bilancin më të errët të viktimave.

Por ndërsa  ka numrin më të lartë të viktimave në botë, Shtetet e Bashkuara renditen të 9-tat, nga niveli i vdekshmërisë në raport me popullsinë, pas vendeve si Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Irlanda.

Pandemia ka goditur ekonominë numër 1 në botë në, duke varfëruar të paktën 30 milionë amerikanë,  por ka shënuar edhe një ndarje sociale të qartë në  prejardhjen e viktimave. Personat me origjinë afro-amerikane, që në ShBA përfaqësojnë 13.4% të popullsisë, rezultojnë të jenë rreth 60% i viktimave nga COVID-19.

Ndërkohë, polemikat për menaxhimin e situatës dhe nënvlerësimin fillestar të virusit ende nuk shuhen. Sipas disa epidemiologëve të Columbia University, në qoftë se institucionet shtetërore do të kishin filluar të merrnin masa vetëm një javë para, rreth 36 mijë persona që radhiten ndër viktimat mund të kishin mbijetuar, 17 mijë prej tyre vetëm në Nju Jork.

Në një videomesazh kandidati demokrat për presidencën, Joe Biden ngushëlloi familjet që kishin humbur të dashurit, dhe kritikoi administratën Trump për mënyrën e menaxhimit të krizës. ”Për të gjithë atë vuajnë, me vjen shumë keq, kombi është në zi bashkë me ju. Nuk duhej të kishim një bilanc të tillë kaq tragjik, mund të ishte shmangur”, u shpreh ai.  

Bazuar në shifrat e publikuara nga universiteti John Hopkins, me bazë në Maryland, më shumë amerikanë kanë vdekur nga Covid-19 se sa në luftërat e Koresë, Vietnamit, Irakut dhe Afganistanit të marra së bashku.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 117 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 68 të shëruar në 24 orët e fundit