Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Do riktheheshin në stërvitje, dalin pozitivë me Covid-19 4 futbollistë rusë

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 18:05 | Futboll
Do riktheheshin në stërvitje, dalin pozitivë me Covid-19 4

Edhe skuadrat ruse vendosën të rikthehen në stërvitje edhe pse rastet e reja janë gati 9 mijë në ditë.

Megjithatë, duket e vështirë që kampionati të rinisë normalisht, pasi vetëm te skuadra e Lokomotivës së Moskës kanë rezultuar 4 futbollistë pozitivë me koronavirus para se të riktheheshin në stërvitje.

Në një postim në llogarinë zyrtare në Twitter, klubi rus konfirmoi se të gjithë futbollistët janë asimptomatikë.

Më herët, edhe 4 lojtarë të tjerë te Lokomotiva e Moskës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë