Futbolli është gati, arbitrat seminar për rifillimin e kampionatit

FSHF ARBITRA TAKIM PROTOKOLLI KORONAVIRUS frame 29 1100x620

Futbolli është gati të rikthehet në fushë me efekt të plotë. Pas skuadrave, në fazën e përgatitjeve janë edhe arbitrat, të cilët zhvilluan një seminar rreth rifillimit të aktivitetit.

Takimi informues shërbeu për t’i njohur dhe për të diskutuar rreth protokollit shëndetësor, që do të përdoret gjatë ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni.

Drejtuesit e federatës i kërkuan gjyqtarëve tolerancë zero, kur bëhet fjalë në zbatimin e masave sanitare, të cilat janë miratuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta, si për Kategorinë Superiore, ashtu edhe për futbollin e fëmijëve.