Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 22:41 | Kosova
Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Avdullah Hotit nga anët e LDK.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës shpjegohet se Dekreti i kontestuar i presidentit është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj qeverisë, nuk çon në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.

Vendimi i Thaçit ishte ankimuar nga lëvizja Vetëvendosje, e cila më herët kishte refuzuar të dërgonte një emër tjetër për kryeministër pas rrëzimit të qeverisë Kurti në Kuvend dhe që kërkonte mbajtje të zgjedhjeve të reja.

Tashmë me këtë vendim Avdullah Hoti i LDK-së së bashku me AAK dhe Nismën mund të formojnë qeverinë e re të Kosovës dhe vendi nuk shkon në zgjedhje të reja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani