Italia drejt shërimit, ulet numri i viktimave

virusi itali 1100x620

Ulet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit, duke rikthyer qetësinë në një nga vendet më të goditura europiane nga pandemia.

Emergjencat Civile raportojnë se në ditën e fundit u regjistruan 70 viktima të tjera nga Covid-19, krahasuar me 117 që ishin një ditë më parë. Deri në këto momente, që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj kanë humbur jetën 33,142 persona.

Gjithashtu është stabilizuar dhe kurba e personave të rinj të infektuar. Autoritetet raportojnë 593 raste të reja, gjysma e të cilëve janë në Lombardi.

Tashmë me qetësimin e situatës autoritetet po mendojnë lehtësimin e mëtejshëm të masave dhe lombardët pritet të kenë mundësinë të dalin nga provinca duke filluar nga 3 qershori.