Koronavirusi merr 3 jetë të tjera në Maqedoninë e Veriut

virusi maqedoni 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije në raportimin e fundit të saj se 3 persona të tjerë humbën betejën me virusin vdekjeprurës Covid-19 duke e çuar në 121 numri total të viktimave.

Sipas raportit, dy nga viktimat janë nga Tetova ndërsa viktima e tretë është nga Shkupi të cilët vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Për sa i përket të infektuarve të rinj, në 24 orët e fundit u raportuan 24 raste të reja, pjesa më e madhe e të cilëve në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Negotinë dhe Manastir.

Ministri Venko Filipce edhe njëherë përsëriti thirrjen ndaj qytetarëve për të zbatuar masat anti-Covid pasi vetëm duke treguar kujdes mund të fitohet kjo luftë me pandeminë.

“Sëmundjen Covid-19 nuk do të mund ta fitojmë vetëm mjekët pa ndihmën e qytetarëve të ndërgjegjshëm. Çdo sjellje e papërgjegjshme do të ketë pasoja të rënda, andaj të gjithë duhet të bëjnë maksimumin që të ruajmë shëndetin tonë”, tha ministri i Shëndetësisë

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut 2,077 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, prej të cilëve 1,486 janë shëruar ndërsa 121 kanë vdekur.