Kufizimi i rrjeteve sociale, Trump gati të firmosë dekretin. Facebook: Nuk është e drejtë

trump facebook 1100x620

Presidenti amerikan, Donald Trump firmos sot dekretin me kufizime të rrepta për rrjetet sociale. Njoftimi erdhi nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, që nuk zbuloi asnjë detaj.

Kjo vjen pasi Trump akuzoi Twitter për heshtje të zërave konservatorë në Shtetet e Bashkuara dhe madje e kërcënoi me mbyllje.

Një reagim për këtë çështje ka ardhur dhe nga themeluesi i Facebook. “Duhet të presim dhe të shohim se për çfarë bëhet fjalë, por në përgjithësi nuk më duket një reagim i drejtë nga ana e qeverisë për të censuruar një platformë sepse shqetësohet për mohimin e fjalës së lirë”, thekson Mark Zuckerberg.

Zemërimi i Trump ndaj rrjeteve sociale nisi pasi Twitter shënjoi dy postime të tij me një udhëzim për kontrollimin e fakteve duke lënë të kuptohet se informacioni i presidentit mund të ishte fals.