“Luftëtari” shqiptar, 2 kartonë të verdhë larg rekordit historik në Gjermani

Klaus Gjasula 1100x620

Klaus Gjasula është vetëm dy kartonë të verdhë larg rekordit historik në Bundesligë.

“Luftëtari” shqiptar u ndëshkua në minutën e 52-të të ndeshjes ndaj Augsburgut, duke marrë kartonin e 15-të në këtë sezon.

Për këtë shkak, kapiteni i Paderborn-it do të mungojë në sfidën e luksit kundër Borussia Dortmund, që do të luhet në fundjavë.

Rekordi mbahet nga Tomaz Hajto, me 16 kartonë të verdhë në sezonin 1998/1999. Nëse ndëshkohet edhe dy herë gjatë këtij edicioni, Klaus Gjasula do të vendosë një rekord të ri në elitën e futbollit gjerman.