Ndërlikohet rinisja e Premier League, 4 raste të reja me koronavirus

arsenal 552x338

Ndërlikohet gjithmonë e më shumë rinisja e Premier League. Pas testimeve për herë të tretë në futbollin anglez, rezultuan 4 persona të tjerë pozitivë me koronavirus, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur.

Të infektuarit mësohet se janë të shpërndarë në 3 skuadra të ndryshme.    

Premier League ndërkohë i ka hapur zyrtarisht rrugën stërvitjeve ekipore. Pas dritës jeshile të qeverisë, të gjitha klubet e futbollit shprehën dakordësinë për të zhvilluar përgatitjet me kontingjentin e plotë të lojtarëve.

Futbollistët e të gjitha skuadrave mund të stërviten në grup, ku do të lejohen duelet, megjithatë këshillohet që të shmangen kontaktet e panevojshme.