Rama: Shtyhet sërish kësti i kredive

Edi Rama koronavirusi  1100x620

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen me guvernatorin Sejko për të shtyrë deri në fund të muajit gusht këstet e kredive.

“Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020″.

Po ashtu, Rama njofton se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020, me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.