Republika Çeke, Viktoria Plzen, parkingu kthehet në tribunë tifozësh

TIFOZE NE PARKING REPUBLIKA CEKE frame 293 1100x620

Futbolli në kohën e Covid-19 nuk është i pamundur, madje, as mbështetja e tifozëve për skuadrën e zemrës.

Kjo u konfirmua edhe në Republikën Çeke, ku fansat e Viktoria Plzen ishin pranë njëri-tjetrit për të ndjekur skuadrën e zemrës, edhe pse në stadiume luhet pa tifozë. Ata u mblodhën në një parkim, ku ndoqën nëpërmjet një ekrani gjigand, fitoren 2-1 të skuadrës, në transfertën me Sparta Praga.

Nisja e futbollit bëri që Viktoria Plzen të vijojë ecurinë pozitive, duke rikthyer diferencën me 8 pikë nga Slavia, kryesuese e Ligës së Parë në Republikën Çeke.

Java e 25-të e kampionatit, e para që luhet prej ndërprerjes për pandeminë e koronavirusit solli gëzim te tifozët e Viktoria Plzen, që edhe pse nga parkingu në qindra kilometër distancë, festuan me flakadanë.