Skuadra në fushë, tifozët brohorasin nga shtëpia

Tifozët e futbollit për momentin janë zhdukur. Nuk ka më thirrje. Nuk ka më emocione.

Imagjinoni një finale që luhet në një stadium të boshatisur. Megjithatë edhe pse nuk dëgjohen tinguj realë nga shkallët e stadiumit në Japoni është krijuar aplikacioni sikurse modeli gjerman, ku tifozët mund të mbështesin skuadrën e tyre në stadium direkt në shtëpia.

Nëse në Gjermani kjo metodë e mbështetjes artificiale në stadiume kërkon ende kohë për t’u implementuar, në stadiumet japoneze aplikacioni u testua me sukses gjatë një ndeshjeje.

Shikuesit mund të klikojnë për të dërguar duartrokitje, brohoritje, thirrje madje ekziston dhe opsioni i vërshëllimave.

Sporti pa tifozë është vërtetë i mërzitshëm. Nëse në futboll gjatë lojës, mund të dëgjohen edhe goditjet e topit, bisedat e futbollistëve apo se çfarë thuhet në stol, në basketboll tingujt nuk do të ishin edhe aq të këndshëm.