Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

A2 siguron draft-opinionin e Venecias për emërimet në Kushtetuese

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 19:11 | Politikë

Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve në Tiranë draft-opinionin përfundimtar në lidhje me krizën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, ku sugjeron se për ta tejkaluar atë, dialogu ndërinstitucional është thelbësor.

Situata e krijuar, sipas Venecias, ka arsye të shumëfishta, ku rendit mes të tjerash edhe vetë procesin e Vettingut, pasojat e të cilit - pohojnë ekspertët - kanë shkuar përtej parashikimeve.

Sa i përket procedurës së emërimeve, Venecia këshillon Kuvendin dhe Presidentin, që në kushtet kur kandidatët që plotësojnë kushtet janë të pakët në numër dhe përgjithësisht të njëjtët për disa vakanca, të bien dakord për procedurën që do të ndjekin.

Përndryshe, KED duhet t’i dërgojë listën Kuvendit sapo Presidenti të ketë kryer emërimin e tij, ose pasi nuk zgjedh për 30 ditë, pa ndonjë justifikim. Nëse ky formulim duket se i jep të drejtë pretendimeve të ngritura nga Presidenti Meta, Venecia anon më shumë nga mazhoranca socialiste në lidhje me procedurën e zhbllokimit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nëse Presidenti refuzon ta bëjë këtë.

Por, Venecia thekson nëse ky mekanizëm cilësohet i domosdoshëm, atëherë duhet të ngrihet në nivel kushtetues, jo ligjor siç është nisma aktuale e mazhorancës në Kuvend.

Sa i përket vendimeve të KED-së, Venecia kërkon që Avokati i Popullit të lejohet të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit. Ky i fundit, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, nuk duhet të bëjë pjesë të listave, kandidatë që ende nuk e kanë kaluar procesin e Vettingut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë