Draft-opinioni i Venecias, zëdhënësi i Metës: Komentet i bëjmë para opinionit final

meta blushi 600x338

Zëdhënësi i Presidentit Meta reagoi pas publikimit të draft-opinionin përfundimtar në lidhje me krizën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, ku sugjerohej se për ta tejkaluar atë, dialogu ndërinstitucional është thelbësor.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente. I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike”, shkruan në Facebook Tedi Blushi.

Më tej, Blushi shkruan se për presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.

  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, një person qëllon me armë në drejtim të Policisë
  • LAJMI I FUNDIT | Policia: Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy kalimtarë
  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, në vendngjarje kanë mbërritur Forcat Shqiponja, pritet FNSH
  • LAJMI I FUNDIT | Ngjarja në Elbasan, Policia: Personi vijon të qëllojë me armë, bën rezistencë
  • LAJMI I FUNDIT | Ngjarja në Elbasan, Policia: Banesa është rrethuar nga Forcat Shqiponja
  • LAJMI I FUNDIT | Elbasan, personi i cili po qëllon, i identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç