Grenell përshëndet vendimin: Pres me padurim të punoj me qeverinë e re

KR GRENELL KOSOVE.duplicate frame 147 1100x620

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një deklarate, Grenell thotë se po pret me padurim që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimi. Pres me padurim të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende pune në rajon”, thuhet në deklaratën e Richard Grenell.

Që kur u emërua i dërguar i posaçëm i  Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell ka qenë kritik ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, nga e cila kërkonte me ngulm heqjen e tarifës 100 për qind për produktet serbe dhe të Bosnje Hercegovinës.