Manastirliu: Nga 1 qershori, qytetarët dhe mjetet mund të lëvizin lirisht në të gjithë vendin

manastirliu 1 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi ditën e sotme se “nga data 1 qershor do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë vendin, pa asnjë kufizim”.

Gjithashtu, ministrja shtoi se “nga 1 qershori do të hapen plazhet nën masa sigurie”.

“Plazhet do të jenë të autorizuara me autorizimet e përshtatshme”, theksoi Manastirliu.

Më tej, ministrja njoftoi se “kampionatet sportive do të lejohen nga data 1 qershor, pa praninë e publikut”. Do të vijojnë të mbeten të ndaluara “aktivitetet kulturore, klubet e natës, kinema, teatro, dasma dhe tubimet e çdo lloji”.

Manastirliu konfirmoi, gjithashtu, se dyqanet, lokalet dhe restorantet, do të jenë të hapur gjatë kësaj fundjave, por nuk do të lejohet lëvizja nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra.