Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Moisi Habilaj del nga burgu, por nuk do të kthehet në Shqipëri

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 09:41 | Kronikë
Moisi Habilaj del nga burgu, por nuk do të kthehet në Shqipëri

Moisi Habilaj lirohet nga burgu në Itali. Kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave, në apel gjykatësi vendosi ta dërgojë trafikantin shqiptar në arrest shtëpie. Habilaj akuzohej nga Prokuroria italiane se ishte në krye të një bande të lidhur me trafikimin e drogës dhe armëve nga Shqipëria drejt Sicilisë.

Procesi pati interes të madh edhe në Shqipëri, pasi Habilaj ishte kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili gjithashtu u akuzua nga Prokuroria shqiptare për bashkëpunim me grupin e organizuar kriminal.

Në qershor të vitit 2019, Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj burg. 954 ditë më pas, ai do të kalojë në arrest shtëpie, në banesën e vëllait të tij pranë Katanias dhe jo në Shqipëri. Avokatët argumentuan gjatë seancës së apelit se në burg nuk ishin kushtet e duhura për të kryer dënimin.

42-vjeçari do të duhet të respektojë disa rregulla, si ai i ndalimit të komunikimit me asnjë person tjetër jashtë atyre me të cilët do të banojë dhe avokatëve të tij.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua në shtatorin e vitit të shkuar me 5 vjet burg për shpërdorim detyre. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burg që më pas u konvertua nga gjykata në 3 vjet shërbim prove. Edhe këtë vendim, Tahiri e ka apeluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë