Mustafa: LDK respekton Kushtetutën, seanca për qeverinë e re të mbahet deri të hënën

Mustafa 1100x620

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon që deri të hënën të mbahet seanca për votimin e qeverisë Hoti në parlament.

Ai nënvizoi se vendimi i Gjykatës Kushtetueses ka qenë ai i prituri dhe se do të respektojnë çdo vendim të saj.

“Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër. Ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull. Sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi, nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë ë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, u shpreh Isa Mustafa.