Nisja më 11 qershor, La liga, 39 ditë ndeshje për të mbyllur sezonin

LA LIGA SPANJA NIS ME 11 QERSHOR frame 475 1100x620

Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit, Havier Tebas njoftoi se kampionati do të nisë më 11 qershor, për t’u mbyllur më 19 korrik.

Edhe pse mungon zyrtarizimi, Ministria e Shëndetësisë në Spanjë dha “dritën jeshile”, që La Liga të rinisë, për ta mbyllur këtë sezon.

Dhënia e verdikteve në fushë do të shoqërohet me një “tur force”, pasi ndeshjet do të luhen 39 ditë pa ndërprerje.

Sfida e parë prej pandemisë do të jetë derbi ndërmjet Betis dhe Sevilla. Kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi i edicionit, Barcelona kryeson La Liga-n me 58 pikë, 2 më tepër se Real Madrid.