Pandemia Covid-19, MotoGP anulon edhe dy gara të tjera

1590736688 885228 1590736979 noticia normal 1100x620

Pasi ka shtyrë 7 gara (Tajlandë, SHBA, Argjentinë, Spanjë, Francë, Itali dhe Katalunja) dhe ka anuluar 4 (Katar, Gjermani, Holandë dhe Finlandë), MotoGP vendosi sot anulimin e dy Çmimeve të Mëdha të tjera.

Bëhet fjalë për garën e Britanisë së Madhe dhe atë të Australisë, që nuk do të jenë në kalendarin e këtij viti.

“FIM, IRTA dhe Dorna Sports njoftojnë me keqardhje anulimin e Çmimit të Madh të Britanisë dhe Çmimit të Madh të Australisë të sezonit 2020. Kriza e koronavirusit dhe ndryshimet në kalendar çuan në marrjen e këtij vendimi”, lexohet në komunikatën zyrtare të organizatorëve të Botërorit të MotoGP.

Çmimi i Madh i Britanisë do të zhvillohej më 30 gusht, në Silverstone. Ndërsa Çmimi i Madh i Australisë do të zhvillohej më 25 tetor, në Philip Island.

Ky vit do të jetë viti i parë në 70 vite të historisë së motoçiklizmit që nuk do të zhvillohet një garë në Britani.