Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përgjimi nga policia, Vishaj: Propozim antikushtetues

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 08:58 | Aktualitet
Përgjimi nga policia, Vishaj: Propozim antikushtetues

Propozimi për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, për përgjime pa autorizim nga Prokuroria, është antikushtetues sipas avokatit Sajmir Vishaj.

“Çdo propozim që nuk konsultohet me grupet e interesit dhe është i nxituar, dështon. Ne nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, aq më tepër për përgjimet. Ky ligj në Shqipëri është i rregulluar në Kodin e Procedurës Penale. Një gjë duhet të kuptojmë të gjithë: përgjimet nuk janë provë, por mjet për kërkimin e provës. Gjithashtu, nuk mund të përgjohesh për çdo vepër penale, por vetëm për ato që dënohen me minimumi dy vite burg. Nuk mund të përgjohen fyerjet apo shpifjet. Së dyti, policia historikisht ka pasur të drejtë për të bërë përgjime ambientale, por tani po merr të drejtën që të bëjë procedim policor, që nuk e dimë se çfarë është. Në terminologjinë juridike njihet vetëm një procedim, ai penal. Edhe kur nis procedimi penal, gjithmonë nis mbi bazën e dyshimeve të bazuara në prova, kurse në rastin konkret përgjimi mund të nisë mbi bazë informacioni, pa prova. Imagjinoni, po ngremë një shtet të së drejtës duke përgjuar këdo vetëm se kemi një informacion imagjinar në kokë nga një drejtues policie. Për mendimin tim është antikushtetuese, duhet ndryshuar Kodi i Procedurës Penale”, shpjegoi Vishaj.

https://a2news.com/2020/05/28/pergjimet-nga-policia-juristet-kunder-ndryshimeve-ligjore-krijon-shteg-abuzimi/

“Gjithashtu, kërkohet të krijohet një komitet antikrim, ku në përbërje të qeverisë të jenë edhe dy struktura që mezi i kemi ngritur: Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK-ut. Ne po mundohemi t’i shkëpusim nga politika, ndërsa politika po krijon një komitet ku këta drejtues i merr në cilësinë e anëtarit. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që një anëtar i kabinetit qeveritar të marrë në varësi prokurorinë dhe SPAK-un”, shtoi avokati.

https://a2news.com/2020/05/28/policia-apo-prokuroria-ndryshimet-ne-ligj-kush-do-ti-marre-pergjimet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë