Problemet financiare, Bashkia e Shkodrës miraton buxhetin për klubin e Vllaznisë

MB VLLAZNIA FINANCAT frame 449 1100x620

Problemet financiare të klubit të futbollit Vllaznia kanë marrë zgjidhje. Bashkia e Shkodrës miratoi buxhetin e vitit 2020 pas një mbledhje të gjatë dhe me debate të shumta mes këshilltarëve.

Në Shkodër u krijua një gërç mes futbollistëve dhe bashkisë, me Vllazninë që bojkotoi disa seanca stërvitore për shkak të mos-pagesave për disa muaj. U desh ndërhyrja e kryebashkiakes Voltana Ademi për të gjetur një gjuhë të përbashkët me lojtarët dhe për t’i rikthyer ata në stërvitje.

Ky është një lajm i mirë u shpreh administrator Suad Lici, sipas të cilit skuadra tani mund të fokusohet tek puna.