Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Reforma Zgjedhore, Meta: Serioziteti i ndryshimeve duhet të verifikohet në terren

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 13:29 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Meta: Serioziteti i ndryshimeve duhet të verifikohet

Presidenti Ilir Meta tha se do të firmosë ndryshimet në kodin zgjedhor menjëherë sapo t’ia sjellin. Megjithatë, u shpreh ai në një konferencë për media, kjo do të jetë e pamjaftueshme.

“Jam i kënaqur që ndjek nëpër media lajmet që ka përparime, mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe me 31 maj të përmbyllin me konsensus të gjitha ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga partnerët dhe menjëherë do t’i firmos, në mënyrë që të japim një lajm të mirë nga Tirana. Edhe pse ky do të jetë lajm i pamjaftueshëm, sepse serioziteti i këtyre ndryshimeve do të duhet të verifikohet nga zgjedhjet që do të zhvillohen në terren”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë