Rëndohet situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi bakteri SHBA masat Trump Vaksina Covid 19 Sars cov 2 1100x620

Vijon të shkaktojë viktima pandemia e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit vendi fqinj raportoi 4 humbje të tjera jete si pasojë e virusit vdekjeprurës duke e çuar në 125 bilancin total.

Viktimat janë 3 nga Shkupi dhe 1 nga Tetova të moshave nga 55-82 vjeç, ndërkohë që u regjistruan dhe 52 raste të reja me Covid-19, shifër kjo më e larta që nga muaji prill.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se mos respektimit i masave mund të çoj në rikthimin e masave kufizuese.

Ndërkohë në Kosovë gjendja nga pandemia vijon të jetë e stabilizuar. Në raportimin e përditshëm Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se nga 311 teste të kryera në 24 orët e fundit vetëm 12 kanë rezultuar pozitive.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1,064, ndërsa i të shëruarve në 829.