Shënohet rasti i parë me koronavirus në Sarandë

KR Kurora e Sarandes frame 2093 1100x620

Shënohet rasti i parë pozitiv me Covid-19 në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë. Prej 7 muajsh ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.

Bluzat e bardha si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.