Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tentoi të vriste bashkëfshatarin, arrestohet 35-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 11:50 | Kronikë
Tentoi të vriste bashkëfshatarin, arrestohet 35-vjeçari dhe dy

3 persona u vunë në pranga nga Policia e Fierit, pasi njëri prej tyre u përpoq të vriste një person në fshatin Kreshpan.

35-vjeçari me inicialet E.M. u arrestua pas telefonatës së personit që rrezikoi të mbetej i vrarë, i cili denoncoi rastin. Pas hetimeve, Policia arrestoi në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë (të afërm të shtetasit E. M.), të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur armën me të cilën ai kishte tentuar të vriste për motive të dobëta shtetasin A. Y., 32 vjeç, banues në Kreshpan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për moskallëzim krimi, shtetasit F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, banues në Kreshpan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit (pistoletë me mulli) dhe 80 fishekë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë