Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Veliu kundër prokurorisë: Arrestojmë për kanabis, por i shohim ''rrugës'' kultivuesit

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 14:25 | Kronikë
Veliu kundër prokurorisë: Arrestojmë për kanabis, por i

Policia kundërshton raportin e Prokurorisë së Përgjithshme se gjatë vitit 2019 u dyfishua kultivimi i kanabisit.

Gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu, tha se kjo ka ardhur si pasojë e shtimit të aksioneve, ndërsa hodhi akuza për lirimin e autorëve.

Pas përplasjes për projektligjin, sipas të cilit policia kërkon të drejtën e përgjimeve, një tjetër u shfaq mes uniformave blu dhe prokurorisë, këtë herë për hashashin. Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Ardi Veliu, kundërshtoi raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për dyfishim kanabisi, duke dhënë shifra se janë arrestuar më shumë autorë, por për ta janë pushuar hetimet e si rrjedhojë janë liruar.

Veliu pranoi se këtë vit tendenca e kultivimit është në rritje.

Sa i takon debatit për legalizmin e kanabisit për qëllime mjekësore, kryepolici tha se kjo është një çështje që i takon ligjvënësve dhe në rast të miratimit, uniformat blu do të zbatojnë ligjin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani