Vendimi pro dekretit të Thaçit, Kurti: Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit

KR KURTI QEVERIA frame 1189 1100x620

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti reagon ashpër për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit, Hashim Thaçi.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten”, shkruan kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Kurti shton se do të vazhdojë betejën bashkë me popullin kundër asaj që e cilëson si “kastë të korruptuar”.

Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues…

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 29. Mai 2020

Gjithashtu kryeministri thekson se ka pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por sipas tij, verdikti i marrë është përtej imagjinatës dhe poshtë çdo niveli logjik e juridik.

“Si i padrejtë, ai është i papranueshëm”, përfundon Kurti duke nënvizuar se hapat e tjerë politikë do të bëhen të ditura në ditët në vijim.