Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Videoja e publikuar nga Drejtori i Policisë, Krasniqi: Retorika denigruese është kthyer në kulturë politike

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 23:02 | Aktualitet
Videoja e publikuar nga Drejtori i Policisë, Krasniqi: Retorika denigruese

Një detaj që bëri përshtypje sot, madje u përhap edhe si reagim ndaj Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu ishte një justifikim prej tij i dhunës ndaj një fëmijë para disa ditësh me argumentin se mamaja e tij kishte një sjellje të dyshimtë dhe për këtë ai nxori një video të çuditshme ku ajo shfaqej me armë në dorë, që në fakt rezultoi të ishte skenë nga një film.

Analisti Krasniqi e komenton ngjarjen si shumë të rëndë duke thënë se nuk e kupton se si individë me kulturë dhe sjellje të tillë arrin të emërohen në poste kaq të rëndësishme.

Sipas Krasniqi, retorika denigruese përdoret shpesh nga kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të stafit të tij duke e kthyer në kulturë politike në vendin tonë.

“Drejtori i Policisë na ka bërë një shërbim të madh publik ditën e sotme sepse parlamenti është duke diskutuar pr/ligjin për përgjimet dhe ky është një nga treguesit sesi kjo polici do ta përdorë ligjin. Ajo që më bëri përshtypje është që një zyrtar i lartë, një nga njerëzit më të rëndësishëm në këtë vend, ditën e parë që përballet me një kamera krijon skandal publik. Pyetja që bëhet sot është sesi është e mundur që një individ me mentalitet dhe kulturë dhe sjellje të tillë ka arritur të bëhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Kjo është një retorikë që e pëlqen shumë dhe kryeministri dhe tashmë e përdor dhe stafi që mbështet atë dhe është kthyer në një kulturë politike në Shqipëri. Imagjinoni që zyrtarë të tillë nuk e kanë konceptin që individi ka të drejta, liri, integritet, emër mbiemër. Ai djali i ri ka jetën përpara. Imagjinoni që ai bëhet viktimë e një akti rrugaçëror të policisë dhe bëhet viktimë dhe denigrohet familjarisht nga titullari më i lartë i policisë në Shqipëri”, tha Krasniqi.

Ndërsa analisti Dervishi, përveçse e konsideroi ngjarjen të paimagjinueshme shtoi se për të duhet të ndihen të turpëruar dhe deputetët që e dëgjuan drejtorin e policisë dhe nuk reaguan.

“Kjo që bëri sot Drejtori i Policisë së Shtetit është kaq e paimagjinueshme sa nuk ta rrok dot mendja. Ka të bëjë me mentalitetin e dhunës, që është një mentalitet atavist, i vjetër dhe që nuk ka lidhje me policinë. Çfarë do të thotë që policia të ushtrojë dhunë? Me çfarë të drejte? Çfarë do të thotë nëse djali vjen nga një familje e mirë apo e keqe? Në cilin vend dhe shekull jetojmë? Vazhdojnë ta kenë bindje se nuk kanë ushtruar dhunë më 17 maj. E kanë bindje se nuk e kanë dhunuar Alfred Lelën dhe gazetarët e tjerë. Komuniteti për Parandalimin e Torturës ka dhënë një rekomandim në shtator të 2019 ku bën thirrje për hetimin e rasteve të dhunës së ushtruar nga policia. Nuk është vetëm çështja e drejtorit të policisë, unë mendoj se duhet të ndihen të turpëruar dhe deputetët që e kanë dëgjuar dhe nuk kanë reaguar”, tha Lutfi Dervishi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani