111 viktima nga koronavirusi në Itali, ulet numri i të prekurve

1440x810 cmsv2 9b10f6e6 f8fb 5083 9a0a 3cc5b0350b86 4519894 1100x620

Italia ka regjistruar 111 viktima të tjera nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar bilancin total të humbjeve të jetëve në vend në 33,340.

Një ulje të ndjeshme ka pasur numri i rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 416 të infektuar të tjerë për një shifër totale mbi 232 mijë.

Sipas emergjencave civile vijon të përmirësohet dhe situata në spitale dhe terapi intensive. Deri në këto momente 3.8 milionë italianë i janë nënshtruar testit të tamponit.

Po ashtu raportohet se në 4 rajone të vendit fqinj në ditën e fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri me koronavirus.