A do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të dielën? Policia e Shtetit reagon sërish

policia e shtetit 600x338

Mëngjesin e së shtunës, Policia e Shtetit njoftoi se ditën e diel do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në të gjitha qytetet e vendit, por në një deklaratë të fundit konfirmon se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve.

Policia e Shtetit thekson se ka rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj dhe ka marrë këtë vendim.

Të dielën do të ndalohet vetëm qarkullimi i automjeteve nga zonat e kuqe drejt atyre të gjelbra dhe anasjellas.

Postimi i parë Policisë së Shtetit

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

Sqarim i Policisë së Shtetit 

Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetaret se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do të përqendrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jenë zona të kuqe.