Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari

foto ilustruese 1100x620

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj.

Sipas Policisë, rreth orës 15:00 të së shtunës, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A.H.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit vazhdojnë.