Ekzekutohet një person pranë një hoteli në Laç

KR I dyshuari i vrasjes frame 648 1100x620

Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur, në orët e vona të së shtunës në zonën e Laçit.

Sipas të dhënave paraprake të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin, ku si pasojë e tyre ka humbur jetën një 37-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Viktima është shtetasi me inicialet B.L. ndërsa janë plagosur K.T. 21 vjeç dhe P.Gj, 53 vjeç. Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Pak orë më vonë, mëngjesin e së dielës, ndërroi jetë edhe një prej të plagosurve, 53-vjeçari me iniciale P.Gj.