Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve

Nga A2 CNN
30 Maj 2020, 13:26 | Politikë
Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Është i tmerruar nga

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”, ishte komenti që i bëri kryeministri Rama një takimi të Bashës me qytetarët në zonën e Kënetës në Durrës, ndërsa reagimi ndaj tij ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi shkruan në Facebook se Edi Rama është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve, ndërsa thekson se vatra e infeksionit është zhvendosur në QSUT dhe për këtë kryeministri nuk tmerrohet.

“Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.

Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurt e ku masat të ishin me rigoroze.

Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Edi Rama e përdori koronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët. Është fakt se Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Ndaj, Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani