Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Merkel refuzon ftesën e Trump, nuk do të marrë pjesë fizikisht në takimin e G7-s

Nga A2 CNN
30 Maj 2020, 14:41 | Bota
Merkel refuzon ftesën e Trump, nuk do të marrë pjesë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, refuzon ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë pjesë fizikisht në takimin e G7-ës në Shtëpinë e Bardhë.

“Deri më tani, duke marrë në konsideratë pandeminë koronavirus, nuk mund të konfirmojë praninë e saj në Uashington”, shkruan media “Politico” që citon zëdhënësin e qeverisë, Stefen Zeibert.

Trump tha për takimin e G7, që mbahet në fund të qershorit, se nuk do të kishte “shembull më të madh për rihapjen e vendeve se pjesëmarrja në këtë samit”.

Refuzimi i Merkel ndaj ftesës së Trump është shembulli më i fundit i një marrëdhënieje të vështirë mes dy liderëve. Presidenti amerikan ka kritikuar Gjermaninë për shkak të fitimeve të mëdha ekonomike në tregti dhe i ka kërkuar të rrisë kontributin financiar në NATO. Ndërsa Merkel ka kritikuar shpesh Trump për politikën e tij të jashtme në çështje si ndryshimet klimatike dhe Irani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë