Në buzë të greminës, kur natyra të largon nga shtëpia e ëndrrave

Mund të jesh përpjekur gjithë jetën për të pasur një shtëpi të veçantë, në një vend piktoresk e me pamje nga deti, por jo çdo gjë të shkon sipas parashikimeve.

Më shumë se 20 familje në një lagje në Kent u evakuuan nga zjarrfikësit pasi rrëshqitja e një masivi shkëmbori i afroi shtëpitë e tyre buzë greminës.

Një shtëpi raportohet se është dëmtuar rëndë, ndërsa dy të tjera po verifikohen nga autoritetet për rrezikshmërinë që paraqesin.

Disa nga banorët deklarojnë se janë shumë të frikësuar për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pasi mendojnë se shtëpia e tyre mund të bjerë në greminë nga momenti në moment.